Termet dhe Kushtet
Ju lutemi lexoni me kujdes kushtet e mëposhtme përpara se të porosisni shërbimin.
Garancioni i prodhuesit nuk mbulohet pas ndërhyrjeve
Ky servis nuk ofrohet nga prodhuesi Logitech dhe ndërhyrja në pajisje mund të prish kushtet e garancisë së prodhuesit.
Skatet e përdorura
Përdorim vetëm skata të cilësisë së lartë për të siguruar rrëshqitje të mirë dhe jetëgjatësi të pajisjes.
Cilësia e punës
Pajisja do të servisohet me kujdes maksimal dhe të gjitha pjesët zëvendësuese do të jenë të standardit të lartë. Ne synojmë të sigurojmë që maus-i të funksionojë më mirë se më parë pas shërbimit.
Përgjegjësia
Shërbimi kryhet me kujdes maksimal, por në rast të ndonjë dëmtimi të papritur gjatë procesit, përgjegjësia jonë do të kufizohet në zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara me pjesë të njëjta ose të ngjashme.
Pagesa dhe çmimet
Çmimet e treguara janë indikative. Çmimi përfundimtar varet nga diagnoza e pajisjes dhe pjesët zëvendësuese të nevojshme.
Për pyetje shtesë, mund të na kontaktoni në info@petabyteks.com.