Kontrolleri yt PS5 DualSense ka stick drift, butona të konsumuara ose probleme të tjera? Sille te Petabyte — e çmontojmë, pastrojmë, zëvendësojmë komponentët e konsumuar dhe e kalibrojmë para dorëzimit. Çfarë përfshin ky shërbim? 🕹️ Rregullim Stick Drift (L dhe/ose R) Zëvendësim ose riparim i thumbstick-ëve kur regjistrojnë lëvizje pa u prekur (drift). Trajtohen të dy analogët sipas nevojës — diagnostikohet secili individualisht para ndërhyrjes. 🔘 Zëvendësim i Button Rubbers Hiqen të gjitha rubber-at origjinale të butonave face (X, O, □, △) dhe zëvendësohen me të reja — eleminon ndjesinë e butonave "të vdekur" ose me reagim të vonuar. 🧹 Deep Cleaning i Plotë Cmontim i plotë i shell-it, pastrim i detajuar i brendshme dhe jashtme — pluhuri, yndyra dhe mbetjet e akumuluara nga përdorimi i gjatë. Kontrolleri kthehet i pastër vizualisht dhe funksionalisht. 🪖 Kapuça të Reja të Thumbstick-ëve (sipas nevojës) Nëse kapuçat e analogëve janë të konsumuara, të çara ose të rrëshqitshme, zëvendësohen me kapuça të reja — grip i plotë dhe ndjesi si kontroller i ri. 🎯 Kalibrim i Kontrollerit Pas çdo ndërhyrjeje teknike, kontrolleri kalon kalibrim të plotë të thumbstick-ëve dhe butonave — deadzone e saktë, reagim konsistent dhe pa drift.