Pillow Phone Holder është një mbajtëse telefoni me dizajn në formë jasteku, ideale për tavolinë, komodinë ose setup-in tënd përpara PC-së. Ai mban telefonin në kënd të rehatshëm për të parë video, për të lexuar ose për të qëndruar në chat pa e mbajtur në dorë. Në pjesën e poshtme ka një hapje për kabllon e karikimit, kështu që mund ta përdorësh telefonin vertikalisht ose horizontalisht ndërsa karikohet, pa kabllo që pengojnë. Ky model është 3D printuar nga ne me cilësi të lartë dhe vjen në disa ngjyra të ndryshme, që ta kombinosh me tavolinën ose ambientin tënd. Është një aksesor i vogël, por shumë praktik dhe “fun” për çdo ditë.