DaVinci Catapult është një model 3D i printuar i frymëzuar nga dizajnet mekanike të Leonardos, i menduar si dekor për tavolinë, por edhe si katapult funksionale për “mini-shigjetime” në zyrë ose në shtëpi. E gjithë struktura është e printuar me PLA Wood Matte, duke i dhënë një pamje natyrale druri që duket si maketë e një modeli klasik mekanik, jo thjesht plastik. Kjo e bën të duket shumë mirë si dekor pranë PC-së, librave ose si pjesë ekspozimi në raft, ndërkohë që mund ta përdorësh për të hedhur top të vegjël.